RITA ORA PA ASNJE PAGESE KENDON PER 28 NENTORIN!!!






Rita Ora, këngëtarja me origjinë nga Kosova që po bën bujë në tregjet botërore, ka anuluar çdo koncert dhe ka boshatisur axhendën e saj vetëm për të qenë prezente në Tiranë në ditën që shënon 100 vjet të shtetit shqiptar.Ajo do të këndojë falas në sheshin ‘Nënë Tereza’ në 28 nëntor dhe ka kërkuar që vetëm t’i sigurohen instrumentet dhe banda e saj nga Berlini.

Siç shkruhet në gazetën Mapo, këngëtarja ka qenë tepër e emocionuar dhe e lumtur për ftesën që i është bërë nga autoritetet shqiptare dhe për këtë nuk ka pranuar asnjë lloj pagese.

Koncerti që ajo do të mbajë do të jetë falas si një dhuratë për shqiptarët dhe pavarësinë e shtetit shqiptar në këtë vit jubile.

Po kështu axhenda e saj në Shqipëri mësohet se do të jetë tepër e ngjeshur me takime mjaft të rëndësishme, konferencë për shtyp me gazetarët, madje do të jetë e ftuar edhe në studion e emisionit ‘Opinion’.