ADRIAN GAXHA ME VIDEOKLIPIN E NGJYRA E KUQE!



Kënga e shumëpëlqyer “Ngjyra e kuqe”, që është një bashkëpunim i Adrian Gaxhës me të riun Floriani, tashmë është kompletuar edhe me videoklip.
Produksioni Entermedia ka realizuar një video që përmban një tematikë të përshtatshme për këngën, ndërkohë që klipi duket të jetë i frymëzuar nga filmi “Malena” me Monica Belluccin.
Kënga me muzikë dhe aranzhim të Adrianit, ishte konkurruese në festivalin “Kënga Magjike”, ku mori çmimin e internetit falë klikimeve të mëdha në YouTube.