ADRIAN GAXHA VS.FLORI MUMAJESI


Adrian Gaxha i përgjigjet Flori Mumajesit: Nuk i dëgjoj fare këngët e tij, jo më ti kopjoj



Categories: Adrian Gaxha, Celebs, Florian Mumajesi, Gallery, Gossip, Kryesore, News, TV,Vipat Shqiptar



Kënga e fundit e Adrian Gaxhës “Ngjyra e kuqe” ka ngjallur debate mes Kantautorit Flori Mumajezit dhe këngëtarit Adrian Gaxha. Mumajezi pretendon se kënga e Gaxhës është një kopje e e këngës “Tallava” të realizuara vitin e kaluar, transmeton KTV. Por këngëtari Adrian Gaxha ka hedhur poshtë pretendimet e Florit duke thënë se jo vetëm që nuk e ka kopjuar këngën por se ai vet nuk e dëgjon fare muzikën e Mumajezit.







  
Mësohet se Flori i ka dërguar një mesazh të gjatë Adrianit në “Facebook”, ku pos kësaj akuze, ka pasur edhe komente të tjera rreth Adrianit. Por, ky i fundit, duke mos dashur të ndalet më shumë në këtë çështje, thotë se Flori do të ishte i fundit që do ta kopjonte apo imitonte ai, pasi edhe nuk e dëgjon muzikën e tij. Rikthimi i tij tek “Kënga Magjike” nga ku ishte përjashtuar vitin e kaluar, ka rezultuar të jetë mjaft i komentuar.
Dhe kjo, jo për shkak të këtij rikthimi, por për arsye të këngës dhe bashkëpunimit interesant me 12 vjeçin, Florian Beqiri. Kënga e tyre që mban titullin, “Ngjyra e kuqe”, ka arritur të ketë më shumë se 1 milion klikime në “Youtube” që nga paraqitja tek faza e para e “Këngës Magjike”.
Kjo gjë e gëzon pamasë këngëtarin, andaj ai ka vendosur që këngës t’i realizojë edhe klipin. Pos këngës “Ngjyra e kuqe” që do të realizohet edhe me videoklip, Adrian Gaxha tregon se ka edhe shumë projekte të tjera, të cilat pret t’i publikojë në të ardhmen.