
Që Blerim Destani është një ndër shqiptarët më të pasur,
kjo gjë nuk do të përbënte më lajm. Që gjithashtu ka hapur
një linjë të vetën veshjesh, edhe ky lajm është i ditur.
Çfarë nuk dihej akoma ishte një super shtëpi luksoze në një
nga vendet më të bukura dhe më të pasura në botë, në
Dubai. Kohë pas kohe, Blerimi rri në vilën e tij të pushimeve
në Dubai. Veçanërisht kur i duhet një qetësi maksimale për
t’u përgatitur për rolet e tij, Destani preferon të qëndrojë në
vendin e nxehtë.
Mësohet se Blerimi në Dubai është fqinj me çiftin Inva Mula
dhe Hetem Ramadani dhe vilat e tyre janë ndërtuar në një
nga zonat më të pasura të Dubait, shumë pranë njëra-
tjetrës.