Veton Surroi dhe Blerta Syla raportohet se janë bërë prindër të një vogëlushi.Publicisti dhe analisti kosovar, i cili është i martuar me aktoren e njohur kosovare, kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë.
Edhe pse jo shumë kohë më parë erdhi në jetë fëmija i parë i çiftit, për një kohë të shkurtër Blerta përsëri mori lajmin tjetër të gëzuar. Dhe për shkak të shtatzënisë së papritur, ajo është detyruar të anulojë disa projekte filmike që ka qenë duke i realizuar, transmeton bw.
Aktorja mësohet se ka lindur disa ditë më parë dhe se fëmija, i cili është i gjinisë mashkullore, është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
|