RITA E ‘KALLl’ “X Factor”



Rita e ‘kall’ si mysafire “X Factor” (VIDEO) 

Londër, 5 nëntor – Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, Rita Ora ka performuar në “X Factor” në Angli, e ftuar si mysafire speciale.Rita ka kënduar hitin, “Shine Ya Light”, duke ndezur atmosferën në sallë ashtu siç zakonisht bënë ajo gjatë performancave të saja.
Atmosfera e krijuar i ka ndezur edhe anëtarët e jurisë e sidomos këngëtaren, Nicole Scherzinger, e cila e ka komentuar perforamncës e Ritës si “tronditëse” dhe ka falënderuar atë për paraqitjen e mrekullueshme.